Kabllogramet jo te verteta

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pas interesimit të deputeteve socialistë, se akuzat ndaj nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Agron Kulicaj janë akuza politike.
Nishani mohoi vërtetësinë e të gjithë kabllogrameve të Ambasadës Amerikane, ku përfshihet edhe deklarimi i drejtorit të Përgjithshëm Hysni Burgaj për vartësin e tij.
"Nuk rezulton të ketë asnjë bazueshmëri, asnjë provë asnjë fakt në lidhje me akuzat politike të pafaktuara, të pabaza", tha Nishani.
I pyetur nga deputetet socialiste edhe per vrasjet e pazbardhura te nisura qe nga ajo e deputetit Fatmir Xhindi deri tek vrasja e gjyqtarit Konomi, Nishani WikileaksGreqia vonoi NATO-nWikileaks, qëndrimi i Gruevskit për KosovënTop Story, kabllogramet e Wikileaks tha se, hetimi eshte i prokurorise dhe policia i ka kryer te gjitha detyrat e saj.
"Policia e shtetit i ka dhene grupit hetimor informacione te rëndësishme. Eshte gjykata ajo qe do te thote se cili ka qene motivi i vertete i te gjitha rasteve', tha Nishani.
Ne repliken e tij, deputeti Paulin Sterkaj u shpreh se, kur arrestohet nje autor krimi, policia merr meritat, ndersa kur autori nuk gjendet, pergjegjesia eshte i prokurorise. Ndersa per nenkryetarin e komisionit Ilir Gjoni, referimi i Ministrit te Brendshem per gjendjen aktuale te krimit ne vend ishte manipulues. Gjoni tha se situate eshte e rende dhe se shpesh here policia fshihet pas statistikave.
"Nga pasqyra qe paraqitem nga ajo qe po vijon ne publik ne konstatojme se situata e rendit dhe e sigurise se qytetarëve është e rënduar", tha Gjoni.
I pyetur per hetimet mbi ngjarjen e 21 Janarit, zoti Nishani tha se hetimi nuk mund te jete i plote pa marre edhe deshmite e organizatoreve te protestes.
SHBA: Kulicaj i lidhur me krimin
Emërimi Hysni Burgaj si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare përfshi ndryshimet që ai ndërmori vetëm një javë pas marrjes së detyrës, të pothuajse të gjithë shefave të komisariateve në Shqipëri trajtohet në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikanë publikuar nga Wikileaks.
“Shkundja suprizuese ne polici tregon se mbetet një i paprekshëm” është titulli kabllogramit dërguar më 25 Nëntor 2009, duke iu referuar mbajtjes dhe rritjes ne detyre te Agron Kulicajt. Pasi trajtohen ndryshimet në polici përfshi atë kufitare të tilla veprime të shpejta, sic thekson kabllogrami, kanë marrë kritika duke i suprizuar donatorët ndërkombëtarë sic është PAMECA, e cila ishte marre me trajnimin e policeve te shkarkuar.
Disa prej donatorëve besojnë se ndryshimet ishin në përputhje me regullat por shprehet shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës Agron Kulicaj, i cili nuk lëvizi nga deyra që mbante gjatë ndryshimeve që ndërmori Burgaj.Duke cituar burime, ambasada amerikane thotë se zoti Kulicaj është i korruptuar dhe se donatorët ndërkombëtarë kanë refuzuar të ndihmojnë policinë shqiptare kur ai ishte prezent.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Parashikime negative për Eurozonën
Eurozona përgatitet për të tjera lajme të këqija. Zyrtari më i lartë i cështjeve ekonomike për Europën, Olli Rehn pritet të bëjë një vlerësim të zymtë për monedhën e përbashket vetëm pak orë pasi Franca dhe Gjermania insistuan se Greqia e zhytur në borxhe mbetet pjesë përbërëse e zonës së Euros. “Wikileaks” dhe 28 Nëntori
Valbona Sulce - Përtej të gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stërkomente të bazuara në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qëndrojnë dy mësime të mëdha. "Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se pushteti gjyqësor po pret që organet e hetimit të bëjnë të ditur emrat e autorëve të krimit makabër të ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe t'i vendosë ata para drejtësisë. Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”.
Ligji për transmetimet numerike, opozita: Ekspertë të OSBE
Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Medias gjatë vijimit të diskutimit mbi ligjin për transmetimin me zë dhe figurë kanë kërkuar, që në këto takime të jenë të pranishëm përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, të cilët kanë bërë vërejtje teknike për nene të caktuara.
Lajmet kryesore
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Sekretari i NATO-s flet para operacionit
"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Bien dërgesat e emigrantëve