Banda e Lushnjes Aldo Bare fyen kryeministrin Berisha ne gjyq

Tirane 17 Nentor 2010 NOA - I cilesuari si kreu i Bandes se Lushnjes Aldo Bare ka kercenuar nga kafazi kryeministrin Sali Berisha. Gjithcka ndodhi ne momentin qe deshmitari Luan Hoxha ish-punetor i Karavastase ka qene duke perfunduar deklarimet e tij.
A ju vjen padroni i ri ne Karavasta Kam degjuar qe ju vjen edhe naten u interesohet per familjen. Ska burre nene te ma marri. Luginen e Karavastase I q... nenen Sali Berishes i nxjerr ujin e zi ketu. Ato cka i them i bej - deklaroi Bare. Pasi ka kercenuar nga kafazi kreun e qeverise Bare i eshte versulur policit qe shoqeronte deshmitarin duke i thene fare ke qe shikon ti te q.... gruan.
Menjehere pas deklarimeve kryesuesja e trupit gjykues e ka nxjerr jashte te pandehurin. Gjate seances se sotme dha deklarimet edhe deshmitari Pellumb Mece i cili u pyet ne lidhje me marrjen peng nga ana e Bandes te ish-deputetit te PD-se Ilir Bano.
Mece deklaroi se Arben Borici nje nga anetaret i kerkonte llogari Banos se perse nuk shkruanin mire ne gazeten e tyre per grupin e armatosur te Lushnjes kur ai ishte vene ne mbrojtje te njerezve te pafajshem.
Bano i shpjegoi se ai nuk ishte deputeti it tyre dhe nuk kishte gje ne dore deklaroi deshmitari.
Po ashtu Mece pohoi se se bashku me Banon ishte edhe kryetari i PS-se Lushnje ne ate kohe. Deklarata e deshmitarit ka sjelle edhe acarimin e Bares i cili e pyeti se nga radhet e ciles parti vinte.
Deshmitari nuk ka nguruar qe ti pergjigjet se ishte anetar i Partise Demokratike.
e.r/NOA