E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kerkon aktet e aksidentit te oficerit Alistafa

Urdherohet dorezimi i akteve te administruara per te zbuluar nese ka pasur shkelje te rregullave te ngritjes se postbllokut


TIRAN- Drejtoria e Pergjithshme e Policise se se Shtetit i kerkon Prokurorise se Tiranes nje kopje te akteve te dosjes se vdekjes aksidentale te oficerit Pajtim Alisafa.


Lajmi behet i ditur nga burime te Prokurorise te cilet pohuan se kopja e akteve eshte kerkuar me qellim verifikimin e dinamikes se vendit te ngjarjes dhe rrethanave te vdekjes se oficerit. Aktet mesohet se jane kerkuar me qellim per te nxjerre pergjegjesite administrative te ngjarjes.


Prokurorja e Pergjithshme po ashtu ka urdheruar qe ne perfundim te hetimit nese nuk ka vend per ndjekje penale Policise se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme ti behet nje informacion per magnesite qe mund te kene sjelle ngjarjen.


Pak dite pas ngjarjes Prokuroria po pret akt-ekspertimin autoteknik dhe shkencor mbi aksidentin. Prokuroria thote se eshte konfirmuar se eshte vene re mungesa e bazes materiale ne grupin e kontrollit. Sipas te njejtit burim oficeri i aksidentuar nuk ka pasur uniformen e tij me shenjat e dukshme fosforeshente e domosdoshme per daljen ne rruge se paku naten.


Sipas hetimit te prokurorise postblloku eshte ngritur ne kundershtim me Vendimin e Keshillit te Ministrave qe parashikon se pikat e kontrollit ne superstrada dhe autostrada duhet te ngrihen me sinjalistike rrugore te levizshme qe nis se paku 90 metra larg vendqendrimit te policise.


Sinjalistika caktohet e pershkallezuar ne 90 metra sinjali i pare ne 60 metra distance i dyti dhe i treti ne 30. Nje veprim i tille kryhet ne menyre qe drejtuesi i mjetit te kete mundesine e frenimit edhe nese ecen me shpejtesi 90 km ne ore aq sa eshte edhe shpejtesia maksimale e lejuar ne autostrade.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›