Tenton te vrase mekanikun nuk i riparoi mire makinen

ELBASAN - I ka drejtuar pistoleten mekanikut pasi nuk i kishte rregulluar mire makinen. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ne lagjen Dyli Haxhire Myzyri te qytetit te Elbasanit.
Ardjan Rama 41 vjec me banim ne lagjen Skenderbej i denuar me pare per vrasje eshte arrestuar ne flagrance nga policia pasi i kishte drejtuar armen nje mekaniku 45-vjecar pasi sipas pretendimeve te tij nuk i kishte riparuar mire automjetin.
Zyrtarisht drejtoria e policise deklaron se shtetasi 41-vjecar pas nje acarimi mbi defektet e automjetit ka nxjerre pistoleten dhe ia ka drejtuar mekanikut.
Persona te tjere qe e kane pare ngjarjen kane lajmeruar menjehere policine ndersa kjo e fundit ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes duke parandaluar krimin.
Sipas te dhenave te policise Rama e kishte cuar mjetin ne servis pasi kishte disa defekte dhe kur e kishte marre ishte ankuar per mosriparimin e tyre. Kjo ka acaruar se tepermi situaten.
Nderhyrja e policise sipas shefit te komisariatit Sejfulla Metko solli nje operacion te suksesshem duke evituar pasojat e renda per mekanikun. Ky i fundit ne polici deklaroi se ai kishte bere me te miren per rregullimin e mjetit por Rama nuk kishte qene i kenaqur.
Precedentet kriminale te meparshem per vrasje te shtetasit 41-vjecar e kane nderlikuar ceshtjen per te. Gjithashtu nga kontrolli i baneses eshte zbuluar nje arme zjarri sportive dhe dy arme te ftohta. Deshmia e mekanikut te kercenuar eshte regjistruar nga ana e agjenteve te angazhuar per kete ngjarje. Sipas policise 41-vjecari Rama akuzohet per tentative vrasjeje.