Lirohet Qetesor Ferunaj

VLOR - Gjykata e Vlores ka vendosur dje masen e sigurise detyrim paraqitje edhe per Qetesor Ferunajn. Ky i fundit ashtu si 14 te bashkepandehurit tri dite me pare duhet te paraqitet cdo te hene ne polici pasi mbi te rendojne nje sere akuzash pas protestave te javes se kaluar ne Orikum dhe Dukat.
Nderkohe pasi ka dale nga ambientet e gjyqesorit ai eshte percjelle me brohoritje nga banoret qe prisnin para gjykates. Ata kane pershendetur gjyqesorin e Vlores ndersa thane se do te vijojne te kerkojne pronat e tyre duke mos u ndalur para asnje situate.