E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjës, Bare perballet ne gjykate me Gramoz Selmanin

TIRANE- Aldo Bare, i akuzuari si kapo i “Bandës së Lushnjës” është përballur ashpër në gjykatë me Gramoz Selmanin, armikun e tij të përbetuar, një ndër të paktët miq të Artur Dajës që ka mbetur i gjallë.
Për të dytën herë brenda një jave, Selmaniu paraqit në gjykatën e Krimeve të Rënda për të dëshmuar, por këtë herë përballë vetë të akuzuarit Aldo Bare. Selmani që njihet si mik i ngushtë me Artur Dajën, rrëfeu para pesëshes gjykuese për tri vrasje, mes të cilave dhe ngjarjen ku mbeti i vrarë Ramadan Shkurti vëllai i Bares, si dhe dy persona të tjerë. Dëshmitari tha se “ndodhej në një tavolinë me Artur Dajën dhe persona të tjerë kur u qëlluan me breshëri armësh nga një makinë audi të zezë. “Pas “luftës” Artur Daja vajti te makina dhe pasi i mori armën Ramadan Shkurtit e qëlloi atë në kokë dhe më pas qëlloi dhe shoferin”, tha dëshmitari. 

Ai theksoi se në ngjarje ka parë dhe vetë Aldo Baren, teksa largohej dhe gjuante me armë. I akuzuari e ka hedhur poshtrë dëshminë e Selmanit duke deklaruar që nuk ka qenë u pranishëm në këtë ngjarje dhe se vrasjen e vëllait të tij e ka mësuar nga i ndjeri Enver Rabija. Sipas Bares, ka qenë Gramoz Selmani dhe Artur Daja që kanë qëlluar të parët mbi makinën ku ishte dhe vëllai i tij dhe kjo ngjarja ka ndodhur një ditë pasi Dajës i kishin bërë një atentat me snajper. Më herët gjatë debateve mes palëve, ku Aldo Bare nuk hezitoi të përdorte një fjalor jo të pastër ndaj dëshmitarit, Gramoz Selmani rrëfeu dhe për vrasjen e Nimet Zenelit e Masar Aliut. Në fakt statusi I Selmanit është disi i dyshimtë për faktin se ka qenë i dyshuar për gjashtë vrasje, por që hetimet ndaj tij janë pushuar së fundmi nga prokuroria. Në fillim të seancës ishte avokati i Bares, ai që kërkoi të mos merren si prova deklarimet e tre vëllezërvbe të Artr Dajës, Afrim, Lorenc dhe Stiliano Daja për faktin se janë marrë në kundërshtim me ligjin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›