E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, arrestohet një serb i akuzuar për krime lufte në Kosovë


Autoritetet suedeze kanë arrestuar një serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë. I arrestuari akuzohet për përfshirje në masakrën në fshatin Qyshk të Pejës në marsin e vitit 1999.

Kohë me parë, Policia e Serbisë kishte arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e krimit të luftës në Qyshk të Pejës, më 14 maj të vitit 1999.

Aksioni për ndaljen e këtyre personave ishte zhvilluar me urdhër të Prokurorisë për krime të luftës, ndërsa siç raportojnë mediat serbe, bëhet fjalë për pjesëtarët e formacionit paraushtarak "çakej", të mbrojtjes territoriale dhe njësisë rezervë të policisë, të cilëve u ka prirë Nebojsa Minic.

Me urdhër të Tribunalit të Hagës, Minic ishte arrestuar në vitin 2005 në Argjentinë, mirëpo kishte vdekur pak kohë pas arrestimit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›