E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Riformatizimi" shtrihet edhe në diplomaci


Së paku pesë ambasadorë pritet të shkarkohen për shkak të performancës së dobët. Për këto ndryshime janë pajtuar presidenti dhe kryeministri. Ata vetëm po presin amendamentimin e Ligjit për Shërbimin Diplomatik, shkruan e përditshmja "Express".

"Deri tani janë identifikuar dy ambasada, shefat e të cilave nuk janë treguar aspak të suksesshëm. Bëhet fjalë për ambasadorin në Romë dhe atë në Tiranë. Ka edhe disa të tjerë..", citon kjo gazetë .

"Pas matjes së performancës, kryeministri do të ulet me presidentin dhe do të shohin se sa prej ambasadorëve duhet të ndërrohen. Disa prej ambasadorëve nuk kanë arritur t'i përmbushin as pritjet minimale, kështu që nevojiten ndryshime", citon gazeta një "zyrtar të lartë në Kryeministri".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›