E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e grabitjeve, tmerron bizneset

SARANDE- Nje bande prej 5 personash te dyshuar per plackitje, grabitje dhe terrorizim te bizneseve ne zonen e Sarandes, eshte goditur dje nga policia e ketij qyteti. Madje aq shume jane trembur biznesmenet ne qytet, sa qendronin edhe roje gjate nates per te ruajtur dyqane, lokale apo subjektet te tjera private. Por shpesh ata kane rene preh e grabitjeve me dhune, kercenimeve, rrembimeve, madje edhe shkaterrimit te bizneseve te tyre me lende eksplozive, te pakten kater raste ne lagjen portale. Vjedhjet kryheshin kryesisht me ane te makinave, por edhe duke i ngritur materialet ne krahe. Burime zyrtare bene me dije se operacioni i koduar "Fshesa" ka cuar ne qeli te dyshuarit Edmond Abazi, 22-vjec, i denuar me pare per "plagosje te rende me dashje", Geard Zholi 23-vjec, banues ne lagjen nr. 4 Sarande, Lisjen Kazo, 21-vjec, Osman Abazi, 15-vjec dhe Veli Mehmeti, 17-vjec, banuesa ne lagjen "Baba Rexhepi".
Dy nga te ndaluarit jane te mitur, ndersa sipas hetimeve te kryera rezulton se ne bashkepunim kane kryer krimet e "vjedhjes ne bashkepunim", "shkaterrimit te prones me eksploziv", "mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit" dhe per "vjedhje me arme". Burime policore thane se te dyshuarit njihen si miq te Geard Cockes, personazh i njohur ne qytet per dhjetera vjedhje, aktualisht ne paraburgimin e Sarandes, nen te njejten akuze dhe goditjen ndaj oficerit te policise, Roland Merko, ne mes te qytetit.
Por ne njoftimin zyrtar, komisariati i Sarandes beri te ditur se banda eshte pergjegjese per 30 plackitje te banesave, bizneseve, mjeteve motorike, si dhe te vendosjes se eksplozivit ne disa raste, kryesisht ne lagjen nr. 4, ne repartin e riparimit te mjeteve, ne depo dhe magazina te ndryshme qe u perkasin biznesmeneve sarandiot. Aksioni ka nisur oret e mbremjes se premte dhe perfundoi mengjesin e dites se djeshme pas disa muajsh pergjimesh ambientale, telefonike dhe fotografimesh. Pasi jane siguruar se grupi ndodhej ne banesa, uniformat blu jane hedhur ne veprim, kurse gjate arrestimeve jane gjetur si prova edhe disa arme. Ne shtepine e Geard Zholit eshte gjetur nje arme automatike tip "Scorpions" me silenciator, ndersa ne te gjitha banesat e te arrestuarve jane gjetur sende te vjedhura. Disa prej plackitjeve me te bujshme jane ato te vjedhjes se dhjetera milione lekeve tek "Vellezerit Nika", "LottoSport", dyqanet mbi portin detar, magazina e minimarkete ne lagjen nr. 4, motore e automjetesh etj.
B. B.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›