E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, bie me nje meter niveli i ujit

Shkoder- Ndersa niveli i ujit ne kaskaden e Drinit dhe tre hidrocentralet e Fierzes, Vaut te Dejes dhe Komanit kane ardhur me ulje te ndjeshme deri ne nje meter, permiresimi i situates eshte ndjere edhe ne siperfaqet e permbytura. Problematike mbetet gjendja ne zonen e nenshkodres, per shkak te bashkimit te prurjeve te Drinit dhe Bunes dhe demtimit te argjinaturave.
Shifrat
Ministria e Brendshme njoftoi dje se siperfaqja e tokave te permbytura ka zbritur ne 10 mije hektare, ose rreth 200 ha me pak nga 24 ore me pare. Eshte rritur numri i personave te evakuuar me 4177 banore, ose rreth 500 persona me shume. Kritike mbetet numri i shtepive nen uje, pasi rritja e nivelit ne zonen e nenshkodres ka sjelle edhe shtimin e banesave te permbytura ne Dajc, Berdice, Guri i Zi dhe bashkine Shkoder. Numerohen 2405 shtepi te demtuara, ose 200 me shume nga nje dite me pare. Sipas raportimit te Shtabit te Emergjencave dhe verifikimeve ne terren, siperfaqet me te medha nen uje jane ne Dajc me 2 mije ha dhe 1187 banesa te demtuara, komuna Berdice me 1800 ha dhe 300 shtepi nen uje, Guri i Zi, me 1000 ha dhe 730 shtepi, Bushati me 1700 ha dhe 150 shtepi, Velipoja me 2 mije ha dhe Ana e Malit, me 1200 ha dhe 180 shtepi. Nuk mungon permbytja ne zonen e qytetit Shkoder me 250 ha dhe 330 shtepi te permbytura, ku problem mbetet bllokimi i kanalizimeve.
Situata
Drejtoria Rajonale e Rrugeve perfundoi punimet ne argjinaturen e Spatharit, e cila tashme eshte vendosur brenda parametrave te sigurise. Ka pasur vetem dy emergjenca shendetesore, nje ne fshatin Dajc dhe nje nga komuna Velipoje, qe jane derguar ne spitalin e Shkodres per mjekim. Furnizimi me energji, ushqime apo medikamente eshte kryer pa nderprerje, gje qe konfirmohet edhe nga vete banoret. "Nga Ministria e Bujqesise po kontaktohen kompanite private per te nderhyre ne argjinaturen e Dajcit, per riparimin perfundimtar te saj", njoftoi Ministria e Brendshme mbreme ne informacionet me te fundit. Ne sherbim maksimal dhe gatishmeri jane Forcat e Armatosura, qe garantojne jo vetem transportin, evakuimin, por edhe nenstacionet e depozites se ujembledhesit Dobrac. Dje jane shperndare 5 ton ushqime dhe uje ne Dajc, Velipoje, Bushat, Gur i Zi, Ana e Malit dhe bashkine Shkoder. Nderkohe qe evakuimet dje jane perqendruar ne lagjet Dajc, Berdice dhe Livadhe te bashkise Shkoder. Ne operacion kane ndihmuar edhe strukturat e specializuara te evakuim-shpetimit te ardhura nga Kosova.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›