E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat perqendrohen ne argjinatura

Forcat e ushtrise kane punuar ne argjinaturen e Casit gjate gjithe dites se djeshme. Si rezultat i ngritjes se nivelit te ujit eshte nderprere puna per mbingritjen e argjinatures se Casit. "Uji vazhdon te kaloje mbi argjinature, duke u futur ne tokat qe kullohen me hidrofor", njoftoi shtabi. Gjithashtu edhe ne zonen e Dajcit niveli i ujit ka mbetur konstant. Aktualisht nuk ka thyerje te argjinaturave. Eshte lejuar kalimi i lire i ujit ne argjinaturen e Daragjatit, per te mbrojtur argjinaturen e Dajcit. Furnizimi dhe operacionet e ndryshme per Daragjatin kryhen nepermjet Bunes, nga Muriqani. "Sapo te bjere niveli i ujerave strukturat e forcave te armatosura do te riaftesojne plotesisht argjinaturat", thuhet ne njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›