Bashkia, 600 bursa per nxenesit e dalluar
Bashkia e Tiranes edhe kete vit ka dhuruar 600 bursa studimi per nxenesit e shkelqyer. Te gjithe keta nxenes kane marre pjese ne ceremonine e organizuar dje, nderkohe qe gjate takimit jane permendur edhe nje sere projektesh, te cilat do te vihen ne udhe gjate diteve ne vijim. Kane qene vete nxenesit te cilet i kane propozuar kryetarit te bashkise, Edi Rama hapjen e nje reviste te quajtur "TEN". Kreu i bashkise i ka mbeshtetur nxenesit duke pohuar se kjo eshte nje iniciative shume e mire per te gjithe nxenesit. "Ju pate para pak minutash nje nisme qe lidhet me krijimin e revistes "TEN" qe do te jete revista juaj. Bashkia e Tiranes do ta mbeshtese kete reviste dhe do te lehtesoje koordinimin e energjive, ideve, mendimeve tuaja, te mesuesve, te ekipeve drejtuese te te gjitha shkollave tuaja. Ne duam qe kjo te jete revista juaj, ne duam qe autoret e kesaj reviste te jeni ju, ne duam qe nepermjet kesaj reviste, ju dhe mesuesit tuaj te forcojne deshiren e shembullin, sepse une jam i bindur qe shoqeria jone, kryeqyteti yne, cdo komunitet brenda tij, ka nevoje per shembullin tuaj" ka pohuar Rama. Sipas tij, ne projektet e bashkise eshte edhe hapja e nje qendre ku femijet mund te kalojne kohen e lire duke u informuar apo edhe duke dhene ide e informacione per nxenesit e tjere. "Dua t'ju flas edhe per nje mundesi tjeter qe do te krijohet ne ditet ne vijim per komunitetin e te rejave dhe te rinjve te kryeqytetit, por qe perseri do te kete ne qendren e gravitetit te vet, nxenesit me te gjitha 10-ta. Eshte fjala per hapjen e nje qendre multifunksionale, e cila do t'i ofroje secilit prej jush mundesine per te kaluar ore te kohes se lire dhe per te marre mesime nga me te ndryshmet, lidhur me artet apo me shkencat" ka nenvizuar Rama. Nga ana tjeter, pervec revistes dhe pervec qendres bashka e Tiranes ka premtuar edhe per projekte te tjera ku eshte parashikuar krijimi i nje bordi te nxenesve me te gjitha 10-ta, qe te diskutoje e te percaktoje projektet me interesante qe do te behen per t'i realizuar ne bashkepunim me bashkine e Tiranes. Projektet do te jene te karakterit artistik, kulturor, te karakterit shoqeror.
Vleresimet per shkollat dhe nxenesit
Klasa se gjashte -b- te shkolles "Sabaudin Gabrani", ka 15 nxenes me 10-ta. Jane 15 nxenes qe marrin edhe bursen e qytetit te Tiranes, si nxenes me te gjitha 10-ta.
Klasa e gjashte -d- e shkolles "Jeronim De Rada", ka 15 nxenes me te gjitha 10-ta.
Nje klase tjeter qe eshte nder klasat me te shquara dhe me me shume rezultate pozitive eshte klasa e trete -4- e shkolles "Qemal Stafa".
Perseri nje shkolle shume e njohur, me emer shume te madh, klasa e katert -2- e shkolles "Ismail Qemali".
Nje tjeter medalje ka ma marre shkolla e cila ka klasat me me shume nxenes me 10-ta dhe kjo eshte shkolla "Ismail Qemali".
Nje klase tjeter, nje medalje tjeter qe eshte shkolla qe ka klasat me me shume nxenes me te gjitha 10-ta eshte shkolla "Emin Duraku".
Nje medalje te vecante per nje nxenese me te gjitha 10-ta, nga klasa e pare deri ne vitin e katert, Xheni Marku.