E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bandat e Belinda Ballukut e veshur me uniformë gjuajnë në kokë qytetarin”- Adriatik Lapaj: Edi Rama, je përgjegjës në vetë të parë për dhunën barbare

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar dhunën policore ndaj protestuesve gjatë ditë së sotme.

Teksa publikon pamjet, ku policia dhunon brutalisht një qytetar, Lapaj thotë se është “banda e Belinda Ballukut që është veshur me uniformë dhe dhunon qytetarët”.

Lapaj bën fajtor Edi Ramën në vetën e parë, që sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

“Edi Rama, je përgjegjës në vetë të parë për dhunën barbare mbi qytetarët!

Shikoni se si bandat e Belinda Ballukut të sjella nga Fieri janë veshur me uniformë dhe gjuajnë në kokë me kambale qytetarin i cili kishte rënë pa ndjenja.

Nuk do na nënshtroni dot! Me dhunë nuk do i’a dilni dot”, shkruan Lapaj.

lapaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›