E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshëri fishekzjarrësh nga të rinjtë, policia nuk lejon protestuesit të afrohen pranë Parlamentit! Policia hedh gaz lotsjellës

Mijëra të rinj vijojnë qëndresën e tyre, duke protestuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një grup të rinjsh kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, ndërsa policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen godinës së Parlamentit.

Përballë lëvizjeve të protestuesve, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Tensionet vijnë pas disa orësh protestash dhe përplasjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku janë përdorur edhe ujë me presion dhe mjete të tjera për shpërndarjen e protestuesve.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, të rinjtë vijojnë të jenë të pranishëm në rrugët e Tiranës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›