E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat pronaret po konstatojne lirimin e tyre

Akti normativ që urdhëron lirimin e banesave të pronarëve ka hyrë në fuqi dhe tashmë të gjithë pronarët  janë duke konstatuar nëse këto banesa janë liruar. Kreu i “Shoqatës pronësi me Drejtësi”, Agim Toro thekson e aktualisht është faza, kur pronarët kanë të drejtë të  bëjnë kërkesë pranë entit rregullator të banesave,  nëse banesat e tyre janë ende të zëna dhe familjet që jetojnë në to, po shkelin aktin normativ.
Sipas  zotit Toro, akti normativ ka dhënë zgjidhje për qiramarrësit, që i privilegjojnë ata nga të pastrehët e tjerë.
Akti normativ për lirimin e banesave të pronarëve urdhëronte lirimin e banesave, të cilat përdoren që prej 20 vitesh, që nga 1 nëntori. Qiramarrësit çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrezoi kundërshtimin e kësaj kategorie, duke e quajtur të drejtë vendimin e qeverisë për lirimin e banesave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›