E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat sociale, debat në Keshillin bashkiak

Ndarja e banesave sociale është kthyer në një pikë të nxehtë debati për këshilltarët e majtë dhe të djathtë në mbledhje e radhës së Këshillit bashkiak në Fier. Replika të shumta dhe debate mes këshilltarëve kanë karakterizuar një mbledhje që ka zgjatur më shumë se 8 orë, ku janë diskutuar një sërë ceshtjsesh të lëna pezull.
 

Komisioni i banesave sociale eshte mare me perzgjedhjet e 213 qytetareve qe ishin ne liste, nga ku do te përfitonin vetëm 96 prej tyre. Por ky vendim ka ngjallur debate mes këshilltarëve dhe shkak është bërë lidhur me ligjshmerin e pjesmarrjes se nje keshilltari te majte. Po ashtu debate ka ngjallur edhe projekti per Pallatin e Sportit, për të cilin u kërkua të miratohej sërish, pasi u diskutua mbledhjen e kaluar.
 

Me pas eshte diskutuar ne 17 pika te rendit te dites te percaktuar me pare, ku me shumice votash u kaluan disa projektvendime si ndihma ekonomike , ndarja e bursave te nxenesve te dalluar, vendime per celjen e projketit Arkeos, dhenia e ndihmes mjekësore per dy qytetare etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›