Tafaj: Libër i përbashkët për gjuhën shqipe dhe historinë

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë shumë shpejt edhe në rajone të tjera nuk do kenë vetëm abetaren e njehësuar por edhe librin e përbashkët të gjuhës shqipe dhe historisë.
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha për “Ora News” se projekti ka nisur dhe shumë shpejt librat do të jenë gati.
Eksperencia me abetaren e njësuar e bënë më të lehtë implementimin e këtij projekti të ri.
Pak muaj më parë, Shqipëria dhe Kosova pagëzuan abetaren e re që do të jetë e përbashkët qoftë për shkollat në Shqipëri qoftë edhe për ato të Kosovës. Libër ky që do të zë vend në bankat e shkollës këtë vit shkollor.