Paftësia fizike, mungesë teknologjie për parandalim

Të dhënat tregojnë se nga 100 lindje, 1 fëmijë lind me keqformime fizike ose mendore. Por përvec këtij defekti që në fetus ka dhe një sërë arsyesh, të cilat nuk parandalojnë dot këtë paaftësi fizike.
Në Shqipëri mungon sistemi screening, mënyrë në të cilën dallohen mangesitë fizike dhe mendore që në embrion. Shefi i Neonatologjisë ne marternitetin “Koco Gliozheni”, Eduart Tushe, tha se lënia e maternitetit heret nga nënat që sapo kanë lindur dhe kryesisht nënat e reja që nuk kanë eksperiencë, nga pakujdesia foshnjat rrezikohen nga hepatitet sic eshte verdhëza.
Sipas ekspertes së MASH, Pranvera Kamani, mesuesit e kanë të vështirë të dallojnë paftësinë fizike të nxënësve të tyre. Pavarësisht se arsimimi i personave me aftësi të kufizuar rregullohet me ligj, për këtë vit shkollor ende nuk dihet nëse këta nxënës do të mësojnë në klasa të zakonshme apo në klasa speciale.
Të pranishmit në këtë tryezë të përbashkët thanë se edhe Komisionet vlerësues të shëndetit në shumë raste procedojnë pa pasur analizat shendetesore, gjë që vështirësojë identifikimin e këtyre rasteve.