E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bangladesh, arrin në 1125 numri i viktimave nga shembja e fabrikës

SAVAR- Bilanci i fundit i aksidentit më të rëndë industrial në Bangladesh ka arritur tashmë në 1 125 të vdekur, njoftuan sot burime ushtarake, pas gjetjes së dhjetëra trupave të tjerë të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur të sektorit të tekstileve, që u rrëzua në afërsi të kryeqytetit Daka.

"Bilanci ka arritur në 1 125 të vdekur'', njoftoi zëdhënësi i ushtrisë, Mir Rabbi.

Në këtë ndërtesë, me disa ndërmarrje veshjeje, në momentin e shembjes ishin mbi 2 000 persona.
Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.
Ndërtesa e mbiquajtur "Rana Plaza" u shemb në Savar.

Policia arrestoi dy persona, pronarë dyqanesh, pasi nuk kishin njoftuar organet përkatëse për problemet e shfaqura lidhur me cilësinë e ndërtesës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›