PS-ja kujton Ditën e Nënave, Rama: Pa ty mama, nuk do isha asgjë
Tiranë- Partia Socialiste ka zhvilluar sot një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Nënës. Deputetët dhe pjestartë e kësaj partie sëbashku me nënat e tyre u mblodhën në një lokal në kryeqytet dhe kanë zhvilluar dikutime.
Në fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama ka falenderuar nënë e tij, duke thënë se falë saj ai është ky person sot.
Gjithçka jam dhe jam bërë ia dedikoj nënës sime. Unë nuk jam Abrahami, Pando, emri i të cilit bën jehonë, si emri i njërit prej liderëve më të mëdhenj që bota ka njohur në gjithë kohërat, por jehona e fjalëve të tij për nënën prek çdo pjesë të zemrës sime. Unë nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, por doja të sillja këtu fjalët e tij për të ëmën dhe pse ai dinte diçka për rilindjen. Gjithçka jam ia di për nder nënës sime, gjithçka ia dedikoj asaj, intelektin, moralin, dhe kjo bën jehonë në çdo gërmë në zemrën time,- tha Rama.
Në vijim ai ka vlerësuar kontributin e nënës së tij Aneta, duke thënë se ajo e ka ndihmuar gjatë gjithë jetës së tij, duke i vënë në pah si të mirat dhe të këqiat.
Mam! Papritur më erdhi para syve imazhi jot me gjysmën tënde më të mirë që sot nuk jeton më. Ti më rrite, me vishje më çoje në kopësht në shkollë, duke u kujdesur për mua duke vënë veten tënde në dispozicionin tim para vetes tënde, më ke dhënë dorën kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq, duke më dalluar kur kam bërë mirë, duke më dhënë dashurinë tënde, vlerat e tua, duke më bërë njeriun që unë jam. Dhe pa ty unë nuk do isha as ky që jam dhe as këtu ku jam. Dhe nga thellësia e zemrës sime do doja të të thosha sot se nëse e përfytyroj veten time një ditë në shërbim të gjithë njerëzve të këtij vendi, do doja që shërbimi im të ketë vlerat me të cilat time ke rritur dhe vlerat që unë i gjej në cdo fjalë që thua dhe çdo moment të bukur,- vijoi ai.
Sigurisht që sot nuk munguan edhe shakatë apo batutat mes deputetëve, siç ishte momenti kur mbajti fjalën deputeti Pandeli Majko.
Kur erdha këtu e pata të vështirë, sepse asnjëherë nuk kam folur si politikan para nënës sime. Madje futa gruan të negocionte me nënën time, Janullën që ta sillte këtu. Ajo i tha, hajde se kemi takim me prindër. Të lutëm Edi mos pi kafe kur unë flas, se na e nxin jetën nëpër mbledhje, kur ne flasim në celularë, ndërsa ti mban fjalime!- tha Majko.
Në takimin e sotëm folën të gjithë deputetët, ku secili prej tyre ka falenderuar nënat për kondtributin që ato kanë dhënë në jetën dhe formimin e tyre.