Greqi, vriten dy pleq. Dyshohet se vrasësi është i arratisur nga burgu i Trikalas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Ktizmata, në zonën e Pogonit në Janinë, në kufi me Shqipërinë, ku një çift të moshuarish 72 dhe 73 vjeç janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre.
Sipas dëshmive të mjekut ligjor, duket se pleqtë e moshuar janë rrahur për vdekje. Ata kanë marrë goditje në kokë, ndërsa u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre.
Të moshuarit nuk e kishin mbyllur derën e hyrjes, nga e cila duket se ka hyrë vrasësi. Autori pasi i ka vrarë pleqtë, iu ka marrë makinën, një tip kamionçinë fshati.
Por ngjarja nuk mbaron me kaq. Policia ka mësuar se natën e kaluar, një njeri i armatosur ka hyrë në kafenenë e fshatit, duke kërcënuar 30 banorët që ndodheshin aty për t'i dhënë para. Personi, që sipas dëshmive të fshatarëve ishte shqiptar, hyri në kafene, duke mbajtur në duar dy granata. Ai u largua pasi rrëmbeu dy telefona celularë dhe sende të tjera. Pronari i kafenesë dhe tre burra ndoqën, por ai hodhi një granatë, e cila për fat të mirë nuk shpërtheu dhe pastaj u largua në errësirë. Pas kësaj ai hyri në shtëpinë e një 63-vjeçareje dhe duke e kërcënuar i mori para.
Teksa largohej me makinën e vjedhur, ai është përplasur në një mur dhe e ka braktisur. Makina e pleqve u gjet më vonë në Janinë. Dëshmitarët thonë se në makinë ka qenë vetëm një person dhe sipas përshkrimeve mendohet të jetë ai, që ka kryer edhe vrasjen në Ktizmata.
Granatat që ka përdorur mbrëmë grabitësi ishin tip difensiv me origjinë ruse, si ato që kanë përdorur të burgosurit e arratisur nga burgu i Trikalas dhe të njëjta me ato që u përdorën në grabitjen e supermarketit në Peristeri, grabitje për të cilën u arrestua shqiptari i arratisur Ermal Lita, prandaj policia dyshon se personi që ka kryer krimet e mbrëmshme është një nga 7 të arratisurit shqiptarë, që ende nuk janë kapur.
Policia vazhdon operacionin për kapjen e vrasësit dhe grabitësit, për të cilin mendon se është një person i vetëm.