Malaj në Vlorë: Asnjë votë për Berishën, por as klientelistët e Ramës
VLORË-Kandidati i pavarur për deputet në Vlorë, Arben Malaj deklaroi sot nga qyteti ku kandidon se qyteti i pavarësisë e meriton deputetin e pavarur. Megjithatë, Malaj theksoi se qytetarët nuk duhet të japin asnjë votë për Berishën dhe klientelistët e Ramës, ndërsa shprehu mbështetje për aleatë si Gjinushi e Milo.
“Asnjë votë socialiste apo e lëkundur të mos shkojë tek Berisha. Çdo votë i duhet besuar socialistëve dhe jo klientelistëve. Votojmë socialistët e mirë me zemer dhe me mendje. Socialistët e mirë në listat e partive aleate si Flamur Rroku në Berat dhe Agustin Marku në Lezhë. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë dallimin mes socialistëve dhe klientelistëve në mbarë Shqipërinë. Gjinushi e Milo meritojnë të jenë në kuvend më shumë se Koçot”, u shpreh Malaj.
Malaj theksoi se kandidatura e tij e pavarur ishte detyrim për titullin që ai gëzon në këtë qytet.
“Nga Vlora, me detyrim ndaj vlerave dhe historisë së saj, me përkushtimin e përfaqësuesit të saj në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1997, me jo pak dhimbje për zhvillimet negative në politikën shqiptare, po jap këtë konferencë të parë shtypi në garën për të vazhduar përfaqësimin e njerëzve të mirë të qarkut të Vlorës në Kuvendin e vendit tim. Ky detyrim bëhet akoma më i madh nga përgjegjësia e titullit Qyetar Nderi, të cilin Qarku i Vlorës ma dha në mënyrë unanime me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, duke vlerësuar angazhimin tim për demokratizmin e vendit dhe për mbështetjen e së ardhmes europiane të Shqipërisë”.
Sipas tij gjithë kjo betejë nuk bëhet për karrige, por ai kërkon që të vijojë qëndrimin e një modeli. Malaj tha se, Shqipëria ka nevojë për rotacion dhe kjo realizohet duke mundur Berishën.
“Prita deri në fund të listave, për të dalë si i pavarur. Rotacioni është gjëja e parë që meritojnë shqiptarët.
Ta mundim Berishën duke ndërtuar një model bindës suksesi e duke i qëndruar larg modeleve simotra. Fitorja jonë duhet të mbështetet në avantazhet tona dhe jo në defektet e dështimet e të tjerëve. Ne duhet të bëjmë një fushatë pa mllefe, cmirë dhe përbaltje”.
Malaj theksoi se me kandidaturën e tij do të përfaqësojë, Vlorën, Sarandën dhe Delvinën.
“Me kandidimin tim si i Pavarur dua të përfaqësoj Vlorën, Sarandën dhe Delvinën me dashurinë dhe krenarinë vlonjate, dua t’i përfaqësoj me angazhimin për të ndërtuar një të ardhme europiane, pro shtetit ligjor dhe kundër sulltanëve në politikën shqiptare”, ndërsa shtoi se pushteti i Berishës dhe i Ramës, përbëjnë vetëm Republikë Sulltanësh.
“I bashkohem opinionit progresist se pushteti absolut i Berishës dhe Ramës synon krijimin e RSSH, (Republikën e Sulltanëve të Shqipërisë)”.
Para deklaratës publike nga Vlora, Malaj përmendi dhe sondazhin online në BalkanWeb.
“Do të doja të bëja një falenderim të vecantë drejtuar vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e gjerë e të parezervuar të dhënë, që së fundmi po pasqyrohet edhe ne sondazhin parazgjedhor të BalkanWeb”.
(Sondazhi në BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/voto2013/
FJALA E PLOTE
“Dëshiroj të falenderoj të gjithë votuesit e mbështetësit në Vlorë. Mirënjohje të veçantë për inspirimin e tyre. Dëshiroj të falenderoj shumë njerëzit e thjeshtë të vendit tim, të cilët më inspirojnë çdo ditë të vazhdoj përpjekjet drejt fitores për njëmodel dhe kulturë të re politike. Dëshiroj të falenderoj mijëra të rinj, brenda dhe jashtë vendit për inspirimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ky angazhim politik është detyrimi im ndaj tyre, është detyrimiim për të luftuar modelimin e deputetëve të emëruar, të telekomanduar, klientelist dhe jo përfaqësues, për të rikrijuar modelin e deputetit që i do me zemer njerëzit dhe jo që i shikon ata si statistika elektorale.
Është detyrimi ynë për të mbështetur besimin tek vlerat, përkushtimin dhe dashurinë për vendin tënd.
Qyteti i pavarësisë e meriton deputetin e pavarur, të pavarurnga nënshtrimi, dhe të lirë në fjalën, e mendimin e tyre.
Për të instaluar sistemin e tyre të varesisë ndaj kryetarit, Berishat dhe Ramat duan ta shqyejnë Vlorën, simbolin e pavarësisë. Janë hequr tre deputet socialistë dhe janë futur në listën e Vlorës 7 deputetë klientelistë.
Sali Berisha nuk na nxori dot nga politika, as Kocot nuk do të na nxjerrin dot.
Nuk mund të kalërosh mbi krenarinë vlonjate.
Me dashurinë për Vlorën, Sarandën, Delvinën, me detyrimin ndaj njerëzve të mrekullueshëm të çdo familjeje të qarkut të Vlorës, ju bëj thirrje
Së pari të rrisim pjesmarrjen në votime
Të jemi vigjelentë; asnjë votë për Berishën, asnjë votë për klientelistët në listat e kryetarëve.
Të votojmë socialistët më të mirë edhe kur ata janë në listat e partive të tjera në koalicion me PS-në.
Votoni në Berat Flamur Rrogun kryetarin e burgosur të socialistëve në vitet 1992-1997 dhe jo klientelistët e Ramës në listat e PS-së
Votoni në Lezhe socialistin e përkushtuar të viteve të vështira dhe jo preferencat e çuditshme të Ramës.
Kështu vota juaj nuk del nga vota kundër Berishës, por është njëkohësisht dhe votë kundër klientelistëve.
Kjo do të sjellë në parlament socialistët e vërtetë të përjashtuar nga Rama në vend të klientelistëve dhe shërbëtorëve të pushtetit të kryetarit.
Ata janë më të mirët, ata fitojnë edhe më lehtë pasi uduhen gjysmat e votave që i duhet të preferuarve të Ramës.
Unë jam i lumtur që në këtë sfidë, jo personale, kam marrë mbështetjen publike të Fatos Nanos, i cili së bashku me Dritëro Agollin, Servet Pellumbin, Rexhep Meidani, Sabit Brokaj,Moikom Zeqon, Ermelinda Meksin, Pandeli Majkon, Ilir Zelen, Luan Hajdaragën, Bashkim Zenelin, Bardh Agasin dhe shumësocialistë vizionarë e të përkushtuar, e krijuan dhe emodernizuan PS duke bërë atë pjesë të së majtës moderne, europiane dhe botërore.
Për mua Skender Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të sëmajtës, disa here më shumë se Koco Kokëdhimat.
Rama është i vetmi kryetar partie që e përdor mandatin e socialistëve kundër socialistëve. (Nga Enrik MEHMETI)
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera http://www.balkanweb.com/voto2013/