E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i shtetit ne takim me akademike dhe studente

Presidenti Nishani zhvilloi sot një takim me rektorët e universiteve publike dhe studentët e masterit për studime evropiane.
Në vlerësimin e kreut të shtetit akademikët dhe studentët janë pjesë shumë e rëndësishme pasi ata udhëheqin proceset emancipuese të shoqërisë.
“Sfidë, është promovimi i konceptit të ushtrimit të së drejtës së votës për qytetarët të udhëhequr nga principet. Retorikat agresive janë të panevojshme pasi zgjedhjet janë shumë të rëndësishme”, vlerësoi Presidenti. 
Qëndruar po në këtë çështje, kreu i shtetit u shpreh optimist për një proces zgjedhor që do të zhvillohet në mënyrë transparente, duke garantuar standartet. 
Por, ndërkohë që në gjykimin e Presidentit sfidë e madhe nuk janë vetëm zgjedhjet, por dhe procesi integrues i vendit. 
“Sfidat janë të shumta, një nga këto është edhe integrimi evropian, duhet të jetë i thjeshtë paqësor e normal, duhet të nisë dhe të karakterizohet nga përmbushja e detyrimeve të institucioneve, individëve. Kërkon edhe marrjen e përgjegjësive. Shqiptarët e shohin integrimin si një mundësi që institucionet tona të ecin edhe në mënyrë të detyrueshme për të kapur standardet evropiane. Ky një gjykim shumë i mençur, i shkon për shtat faktit apo vlerësimit që kjo shoqëri e sheh veten si kontributore se sa si konsumatore. Kemi potenciale për të qenë kontributorë. Rëndësi ka që ky proces të jetë i qetë e jo konfliktual. Arritja e suksesit do të vijë kur punët të bëhen më shumë mirë dhe më pak keq”, u shpreh Nishani. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›