Bangladesh, fundoset anija me 150 pasagjerë
Daka - Një anije me 150 pasagjerë në bord është fundosur në Bangladesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ujërat e lumit Kirtinkola, në rajonin jugor Barisal, 170 kilometra larg Dakës. Sipas policisë, deri më tani është konfirmuar mbytja e një personi, ndërsa 50 të tjerë kanë arritur të dalin në breg kurse 99 pasagjerë kanë mbetur në ujë, për të cilët grupet e ndihmës së shpejtë po përpiqen ti ndihmojnë.