Poloni, mblidhen ministrat e NATO-s
Krakovë - Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s mblidhen në qytetin Krakovë të Polonisë. Në takimet që do të fillojnë nesër, do të shqyrtohen operacionet që do të ndërmarrë Aleanca në një të ardhme të afërt në luftën për parandalimin e piraterisë në Afganistan dhe Kosovë. Në mbledhje do të analizohen edhe operacionet aktuale të aleancës dhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të organizohet në fillim të muajit prill.