Bangladesh, grevë kundër barazisë gjinore

Të paktën 100 persona janë arrestuar në Bangladesh gjatë një greve të përgjithshme të organizuar nga një grup islamik fondamentalist kundër ligjeve të miratuara pas 8 marsit në favor të grave.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se grevistët i konsiderojnë këto ligje si
“anti-islamike”.
Sipas mediave si pasojë e grevës në kryeqytetin Daka shkollat dhe dyqanet janë mbyllur dhe qarkullojnë pak autobusa dhe taksi.
Protesta do të zhvillohet pjesërisht edhe në qytetet e tjera të vendit, veçanërisht në Daka ku kanë ndodhur disa incidente që kanë shkaktuar plagosjen e dhjetra personave.