Neuer vlen më shumë se 30 milionë

Bosi i Schalke, Clemens Toennies, ka bërë të qartë se ekipi gjerman është i vendosur ta mbajë Manuel Neuer dhe se 30 milionë euro nuk do të jenë të mjaftueshme ta largojnë atë nga Schalke.
Portieri gjerman vazhdimisht është duke u lidhur me një largim nga Schalke, por kryetari i bordit të klubit të Bundesligës, Toennies, e ka bërë të qartë se ata nuk duan ta lejojnë atë të largohet.
“Ne dukshëm nuk mund ta fitojmë sfidën me të për ta ndaluar atë të largohet, por Manuel ndjehet shumë mirë te Schalke. Ai është një njeri i vërtetë i Schalke dhe fansat gjithmonë janë në përkrahje të plotë që ta shpaguajmë atë për gjithçka që bën për klubin”, ka thënë Toennies.