Pakistan, 6 të vrarë nga një sulm me bombë

Të paktën 6 persona janë vrarë sot nga një sulm me bombë, në pjesën veriperëndimore në Pakistanit.
Zyrtari i policisë, Mohamad Gul, ka deklaruar se në incidentin e sotëm janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.
Sulmi ndodhi afër vendit Jandul, në brezin kufitar me Afganistanin.
Ndërkohë askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.