Bangladesh, mbytet anija, 26 të vdekur dhe 100 të zhdukur
DACCA - Mbytja e një anijeje në Bangladesh që transportonte 200 pasagjerë ka shkaktuar të paktën 26 të vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftoi sot zëvendësshefi i policisë lokale.
"Zhytësit kanë gjetur në brendësi të anijes 26 trupa duke përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë'', bënë të ditur autoritetet vendase.
Anija është përplasur nga një anije tjetër në mes lumit Meghna, në juglindje të kryeqytetit të Bangladeshit, Dacca.
(er.nu/BalkanWeb)