Gërdeci, Rama: U vranë 26 persona, asnjë nuk u dënua për vrasje
TIRANË-Një ditë pas vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për cështjen e Gërdecit, reagoi sot Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Sipas Ramës, vendimi i gjykatës dje për tragjedinë më të rëndë në vend ishte një goditje tjetër për drejtësinë.
“Një ditë pas vendimit për tragjedinë e Gërdecit drejtësia ka vazhduar të trondisë opinionin publik. Katandisja e një krimi shtetëror me pasojë vrasjen e 26 personave në një fals që nuk flitet për vrajse por për dëmtim prone ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Gjykata dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjuese duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Ky ishte një shembull tjetër se drejtësia dështoi. Vendimi dje, goditi prokurorinë e republikës, familjarët e viktimave”.
Kreu i PS theksoi se sot me shume se kurrë qytetarët e kanë në dorë të zgjedhin mes rilindjes së drejtësisë apo rrënimit në themel të barazisë para ligjit që po ndodh në vend.
Gjykata e shkallës së parë dha dje vendimet për 29 të pandehurit e cështjes mbi tragjedinë e Gërdecit, ndodhur më 15 Mars të vitit 2008. Gjykata rrëzoi akuzën për vrasje të ngritur nga prokuroria ndërsa të pandehurit morën dënime ku maksimali ishte 18 vjet burg për 2 prej tyre.
Në tragjedinë e Gërdecit, 15 km larg Tiranës vdiqën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë si dhe u shkatërruan shumë banesa e biznese në zonat përreth.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 'Gërdeci', nga 18 vjet burg për Pinarin e Minxollin, 10 vjet për Delijorgjin Dënimet për ‘Gërdecin’, Zamira Durda vajton në gjyq fëmijën e vrarë Pinari e Delijorgji: Donim pafajësi, jemi të zhgënjyer