Ilaçet, Berisha: Masa për uljen e çmimit, goditje spekulantëve
Tiranë- Produktet spitalore të tenderohen me çmim duke ruajtur cilësine, duke luftuar çdo çmim abuziv të tyre. Kështu ka deklaruar kryeminsitri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm për të ndëshkuar spekulatorët e këtij tregu.
Për të goditur çdo normë spekulimi. Vlerësoj faktin që po diskutohet tani që produktet spitalore të tenderohen me çmim duke ruajtur cilësinë, do jetë një hap i rëndësishëm. Masa të efektshme për uljen e çmiit të ilaçe- tha Berisha.
Ndër të tjera kryeminsitri shtoi se do bëhët gjithçka që çmimet e ilaçeve të jenë në harmoni me tregun dhe jo abuzive.
Do bëjmë gjithçka aty ku ekziston mundësia që qytetarët e këtij vendi të mund të blejnë me çmime të harmonizuara me tregun. Ky është kusht, pavarsisht se kemi 412 medikament që rimbursojmë ka një anë të madh morale kur çmimet harmonizohen me tregun dhe jo kur diktohen nga spekulimi- tha kreu i qeverisë, cili nënvizoi se kjo ka qënë dhe vazhdon të jetë prioritet i qeverisë.
Dorina Bilbili/IDEA
No related posts.