Bangladesh policia perleshet me islamistet radikale

Ndërsa numri i trupave të pajetë të rikuperuar në rënojat e një fabrike tekstike të shembur për shkak të punimeve të dobëta në Bangladesh arriti në 590, policia u përlesh gjatë së dielës me protestues muslimanë radikalë në kryeqytetin Dhaka.
Mediat ndërkombëtare informuan se për të shpërndarë turmën, forcat e rendit u detyruan të përdorinin gaz lotsjellës dhe të qëllonin me plumba gome, por tensioni vazhdon të jetë i lartë e situata nuk është tërësisht nën kontroll. Në orët e para të së dielës, me dhjetëra mijëra aktivistë të “Hefajat e-Islam”, një forcë ultrakonservatore islamike në vend, marshuan në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe qendrave të tjera të vendit. Aktivistët kërkojnë vendosjen e dënimit me vdekje për të gjithë ata që ofendojnë islamin, si dhe më shumë ndarje, midis meshkujve e femrave. Kundërshtia e tyre ndaj një plani të shpallur nga autoritetet, për emancipimin e grave dhe rritjen e laicitetit në Bangladesh është kundërshtuar ashpër nga islamistët. Njëkohësisht, këta aktivistë kërkojnë më shumë medrese e shkolla të tjera fetare në Bangladesh. Protesta të tjera po mbahen në Dhaka apo në qëndrat e tjera urbane të një prej vendeve më të varfëra të botës, të motivuara nga shembja e ndërtesës, me synim përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë së jetës në Bangladesh.