E Diel, 1 Nëntor 2026

Bangladesh, të paktën 12 viktima nga mbytja e tragetit

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet zyrtare, të cilat saktësojnë se aksidenti ndodhi në distriktin Sunamganj, rreth 140 kilometra në veri të kryeqytetit Daka.

"Deri tani janë rikuperuar trupat e gjashtë nxënësve, të katër fëmijëve të një moshe shumë të vogël dhe të dy femrave", deklaroi shefi i distriktit Kamrul Alam.

''Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërkohë shumë pasagjerë të tjerë janë deklaruar të zhdukur'', u shpreh zyrtari. Për Bangladeshin, i cili numëron 230 lumenj, aksidentet e anijeve janë të shumë për arsye te normave të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›