E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS ankesë tek ambasadorët për rrogat

Teksa administrata e Kuvendit, nuk iu ka dhënë rrogat për kohën që kanë munguar në seanca, deputetët e opozitës kanë vendosur të ankohen tek ambasadorët, për të kërkuar të “drejtën” e tyre.

Madje, deputetët opozitar e vlerësojnë këtë vendim, si tentativë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të frenuar rolin e opozitës në Parlament.

Letra me firmën e kreut të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, do t’iu drejtohet, ambasadorit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ambasadorit spanjoll, Emanuel Montobio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, shefit të OSBE-së, Robert Bosch dhe sigurisht edhe ambasadorit amerikan, John Withers.

Në letër, deputetët socialistë, pretendojnë se Topalli ka shkelur ligjin për “Statusin e deputetit”, duke bërë interpretime të njëanshme. Për ta ilustruar këtë çështje, gjatë muajit Maj, deputetët e PS-së, kanë marrë maksimalisht rreth 19 mijë lekë të reja.

Gjithashtu, deputetët nga opozita thonë se dietat dhe paga nuk jepet vetëm për pjesëmarrjen në Kuvend dhe komisione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›