Bank of America redukton masivisht personelin

Një nga bankat më të mëdha amerikane Bank of Amerika ka njoftuar shkurtimin e 16 mijë vendeve të punës në filialet e saj brenda këtij viti. Kolosi bankar amerikan dhe nga më të mëdhenjtë në botë do ta reduktojë kështu numrin e personelit në 260 mijë për tu rikthyer në nivelet e vitit 2008, vit në të cilin ishte zgjeruar pas blerjes së Merill Lynch që rrezikonte falimentin. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja financiare Uall Street Journal sipas të cilës në vazhdën e këtyre shkurtimeve Bank Of Amerika nuk do të jetë më banka më e madhe në vend mes gjigandëve të kreditimit në SHBA. Ky operacion bën pjesë në planin e shqyrtuar nga ish-drejtuesi i saj Brian Moynihan më qëllim kursimin e 8 miliardë dollarëve brenda vitit 2015 për ta kthyer grupin bankar më efikas. Projekti parashikon ndër të tjera mbylljen e 200 filialeve si dhe pjesën më të madhe të degëve që i përkasin kredidhënies për konsum. Plani i ristrukturimit e ka cuar Bank of Amerika në mbylljen e njësive të ndryshme ndërkombëtare të kartave të kredive, të sigurimeve dhe transaksioneve të tjera duke e ulur vlerën totale të pasurive të saj me 7%. Banka of Amerika mban vendin e parë si punëdhënsja më e madhe në sektorin financiarë në SHBA. Me këtë dimension të ri të parashikuar banka do të humbë titullin e primares duke i lënë radhën JP Morgan Chace dhe Uells Fargo.