E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore: Bashkëpunim me Shqipërinë

TIRANË- Banka Botërore do të vijojë bashkëpunimin e saj me vendin tonë. Për këtë ka garantuar sot, përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Camille Naumah gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha.
"Banka Botërore do të vazhdonte me të njëjtin përkushtim punën për përfundimin e projekteve të nisura, si dhe fillimin e projekteve të reja, konform strategjisë së saj për zhvillimin e vendit"- tha ajo gjatë takimit.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se Nuamah i ofroi Kryeministrit Berisha asistencë edhe për përballimin e pasojave të tërmetit, në lidhje me rehabilitimin e 3 shkollave të dëmtuara në këtë zonë. Po kështu, u shpreh ajo, asistenca e BB-së, së bashku me atë të donatorëve të tjerë, do të vazhdojë në fushën e shëndetësisë, të ambientit, etj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›