Banka Botërore: Papunësia rrit rrezikun e krizave shoqërore
Në një intervistë të publikuar të dielën në gazetën spanjolle "El Pais", Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, vërejti se rimëkëmbja e ekonomisë botërore do të jetë e ngadalshme dhe shtimi i numrit të të papunëve do të nxjerrë në skenë rrezikun e krizave sociale. "Ajo që nisi si një krizë e madhe financiare dhe u kthye në krizë ekonomike tani po kthehet në krizë papunësie, dhe po të mos marrim masa mund të kthehet në një krizë të madhe sociale me pasoja të rënda politike", tha Zelik.