Vjollca Hoxha: Ky vit pa Tanin, shumë i gjatë
jollca Hoxha, bashkëshortja e Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s, Dritan Hoxha, i ndarë nga jeta një vit më parë, ka qenë e ftuar dje, në spektaklin e madh "E Diell". Në përgjigje të pyetjeve të prezantuesit të njohur, Adi Krasta, zonja Hoxha ka treguar vështirësitë, por edhe përgjegjësinë e madhe që tashmë ajo ka.
Adi Krasta: Një vit, është pak edhe shumë. Si ka kaluar ky vit i vështirë për ty?
Vjollca Hoxha: Ky vit, pa prezencën e Tanit, ka qenë shumë i gjatë. Humbja e Tanit, mua më ka krijuar një jetë krejt ndryshe. Sepse tashmë unë nuk përfaqësoj vetëm Vjollcën, Tanin, familjen. Unë tashmë përfaqësoj edhe vazhdimësinë e ëndrrës së tij, përgjegjësinë ndaj të gjithë atyre që punuan me Tanin dhe sot punojnë me mua. Dhe kjo është një përgjegjësi shumë e madhe.
Adi Krasta: Dritan Hoxha ishte, dhe në një mënyrë është, një natyrë shumë energjike. Ju keni qenë dhe jeni bashkëshortja, mikja, bashkëpunëtorja e tij më e afërt. Ti, si e ke përballuar këtë natyrë?
Vjollca Hoxha: E thatë mirë. Unë nuk kam qenë vetëm bashkëshortja e tij, por edhe një mike shumë e afërt e Tanit. Që do të thotë se shumë gjëra i kemi komunikuar bashkë, edhe pse në distancë, sepse unë, bashkë me familjen time kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj andej. Kemi komunikuar nëpërmjet SMS-ve, telefonatave, e-mail-eve. Të gjitha gjërat e mëdha, ose të vogla qofshin, ato, i kemi ndarë së bashku. Dhe them se jam e lumtur që e kam pasur Tanin përkrah 20 vjet me radhë dhe mund ta them me sinqeritet që, shumë do ta ëndërronin ta kishin Tanin përkrah, ashtu siç e kam pasur unë.
Adi Krasta: Tani ka pasur shumë pasione. Pasioni për radio, TV, pasioni për teknologjinë e avancuar, pasioni për të bërë një gjë perfekte, pasioni për makinat, për shpejtësinë...
Vjollca Hoxha: Do të thosha që Tani, shpejtësinë nuk e kishte vetëm për makinat. Ata që e kanë njohur mirë Tanin, e dinë që shpejtësia te Tani reflektohej te veprimi, te mendimi, Tani ishte i shpejtë në të gjitha format që mund të ketë një njeri. Shumë prej stafit e dinë që Tani kishte një shprehje: "Duhet bërë kjo, e dua dje". Këtu tregohet maksimumi i shpejtësisë që ai donte t‘i bënte gjërat. Por Tani ishte i shpejtë në të gjithë kompleksitetin e tij...
Adi Krasta: Kam përshtypjen që juve ju bashkon një gjë me shpejtësinë. Më duket se edhe ju e keni pak këmbën të rëndë në pedal...
Vjollca Hoxha: Nuk është gjë e mirë. Por të them të vërtetën, po.
Adi Krasta: Tani ishte themeluesi i një perandorie mediatike dhe shumë kompanive të tjera lider. Por ai, shumë rrallë dilte apo e lejonte veten të dilte në kamera. Tek ai kishte një lloj ndrojtjeje, që më shumë sesa ti nuk duhet t‘ia kuptojë njeri. A ka qenë një djalosh i ndrojtur në momentet e para kur jeni njohur?
Vjollca Hoxha: Mund të them se, në momentet e para të njohjes, edhe mua atë përshtypje më ka krijuar. Tani, në kamera ka dalë vetëm kur ka parë momentet e duhura për të dalë. Mendoj që, kur duhet të dalësh, duhet të dalësh, dhe aty pastaj nuk ka më ndrojtje. Tani ka qenë i kursyer për të dalë... vetëm atëherë kur duhej.
Adi Krasta: Kur ndërtohet një familje, ka ëndrra të përbashkëta. Ju keni tri vajza. Djali juaj ka ardhur në një moment shumë interesant, kur tashmë vajzat ishin të rritura. Si është përditshmëria e këtyre katër fëmijëve, që tanimë kanë figurë qendrore nënën.
Vjollca Hoxha: Këtu dalim te vështirësitë e këtij viti. Fëmijët kanë qenë ata që e kanë përjetuar dhe e kanë pasur shumë të vështirë ta besonin që i ati nuk do të jetë më pranë gjirit të familjes së tyre. Them se janë vajza të zgjuara, të forta dhe ky vit i ka rritur më shumë. Djali sa vjen dhe i ngjan më shumë të atit. Në momentet që jepej publiciteti për dokumentarin e Tanit... Janë fragmente të shkëputura nga jeta e Tanit. Kur ai i ka flokët e gjata, djali e shikon dhe nuk e njeh. Momentet e fundit janë kur Tani i kishte prerë flokët, shkurt, dhe ai e njeh, e thotë: "Baba"! Dhe unë i them: "Po mam, baba është!". Unë mundohem t‘i plotësoj atë dashuri që i mungon nga i ati, por është shumë e vështirë, sepse çdo njeri ka vendin e vet në familje. Vajzat dhe djali janë forca më e madhe e imja për të ecur përpara.
Adi Krasta: Ju jeni në një pozicion shumë të vështirë... Sepse ju duhet të punoni, të vazhdoni dëshirat që bashkëshorti juaj, Tani, ka pasur. Sa e vështirë është kjo?
Vjollca Hoxha: E lehtë nuk është, por edhe e vështirë nuk është, për sa i përket stafit me të cilin unë punoj. Shumë prej stafit, unë kam vite që i njoh dhe shumë të tjerë i kam njohur në këtë vit të vështirë që kemi kaluar. Ndaj dua të bëj një falënderim shumë të veçantë dhe special për të gjithë stafin e ‘Top Media‘-s për përkushtimin dhe pasionin që ata tregojnë çdo ditë. Edhe ata janë forca ime. Tani i ka pasur miq të gjithë. Dhe këta miq të ngushtë, si Keli, Edi etj., ma kanë bërë mua çdo gjë më të lehtë.
Adi Krasta: Pyetja më e shqiptuar, pas ikjes së Tanit, ka qenë: Çfarë do të ndodhë tani me "Top Media"-n? Dhe këtë po ju pyes dhe unë juve. Çfarë do të ndodhë tani?
Vjollca Hoxha: Pikëpyetje të tilla, pas asaj që ndodhi, janë më se të natyrshme. Por unë sot them që nuk ka më pikëpyetje. Sepse është më se e dukshme që ‘Top Media‘ do të vazhdojë të jetë lider për një kohë të gjatë në tregun mediatik shqiptar dhe atë rajonal. Me një staf të tillë, që ka "Top Media", suksesi është i padiskutueshëm.
Adi Krasta: Sa prezent është Tani në jetën tënde?
Vjollca Hoxha: Është prezent në maksimumin e ditës. Sepse për Tanin, në çdo moment nuk mund të rrihet pa folur. Dhe jo vetëm nga unë dhe fëmijët e mi, por nga të gjithë punonjësit, përsëritet: "Tani do të bënte kështu... Tani thoshte kështu... A do ta pëlqente Tani? Si do ta donte Tani?". Pra, prezenca e Tanit vjen në mënyra nga më të ndryshmet.
Adi Krasta: Zonja Hoxha! Për ne është kënaqësi dhe nder të të kemi si Presidente të "Top Media"-s.
Përvjetori
Tirana nderon Dritan Hoxhën
Me mijëra miq, dashamirës e bashkëpunëtorë e kanë kthyer ditën e djeshme (e diel) në një ditë pelegrinazhi, në varrezat e Sharrës, në periferinë perëndimore të Tiranës. Vendi ku prehet Dritan Hoxha, themeluesi dhe babai i "Top Channel" dhe "Top Media"-s, një vit nga ndarja e tij e parakohshme, ka përjetuar edhe një herë dhimbjen e madhe... Fillimisht të familjarëve, të nënë Zyrasë, të bashkëshortes, Vjollcës, dhe tri vajzave të tij. Më pas shokët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Tanit, janë mbledhur sërish rreth tij... të heshtur, të pamësuar me humbjen e tij dhe në kërkim të këshillës së fundit, që nuk erdhi kurrë. Më pas, të gjithë në heshtje, punonjës, miq e të afërm, nderuan me dhimbje njeriun që ndau me ta ëndrrën.
Një vit pas humbjes së pazëvendësueshme të Dritan Hoxhës, gjithsesi kujtimi i tij mbetet gjallë nga vepra e tij. Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, aksi kryesor i hyrjes në Tiranë, në metropolin evropian të të gjithë shqiptarëve, mban tashmë prej disa kohësh emrin e vizionarit, që deshi dhe punoi shumë që Shqipëria të ishte si gjithë Evropa: Rruga "Dritan Hoxha".