E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Boterore analizon tregun e punes

Në një analizë mbi tregun e punës, Banka Botërore u bën thirrje qeverive për të krijuar vende të reja pune. Deri në vitin 2020 nevojiten 600 milionë vende të reja pune dhe qeveritë duhet tu ofrojnë privatëve incentiva për investime. Në këtë raport të BB theksohet shqetësimi se janë pikërisht të rinjtë që kanë më shumë nevojë. Mungesa e punës në fakt mund të ketë një impakt social negativ. Ndryshimet demografike, progresi teknologjik dhe efektet e krizës financiare po ridizenjojnë një pamje të re të punësimit. Vendet që po u përshtaten me sukses këtyre ndryshimeve dhe që fokusojnë sfidat e tyre në tregun e punës mund të fitojnë përmirësime të dukshme në standardet e jetës, në rritjen e produktivitetit dhe në terma të kohezionit të shoqërisë, thekson presidenti I BB Jim Yong Kim.  Qeveritë sipas BB duhet të përcaktojnë punët me një impakt të madh mbi zhvillimin dhe të përkrahin sektorin privat i cili përbën 90% të punësimit në nivel botëror si dhe ta mbështesë atë me incentive për hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës. Qeveritë kanë gjithashtu raporton BB, edhe përgjegjësitë për të ofruar një stabilitet makroekonomik dhe një kontekst më të favorshëm për bizneset. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›