FMN: Rritja ekonomike 0.5 %. Bode: Do ruajmë nivelin e borxhit

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka deklaruar se Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike për këtë vit me 0.5 përqind ndërsa për vitin tjetër rritja e konomike do të jetë 1.3 përqind. Kjo sipas tij pasi importet kanë pësuar rritje dhe po kështu edhe rritja e kreditimit.
Deklarata e kruet të misionit të FMN-së në Shqipëri është bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e financave Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Gjithashtu përfaqësuesi i FMN-së shtoi se pjesa më e madhe e të ardhurave gjatë vitit të ardhshme do të shkojnë për reduktimin e borxhit, dhe detyrimet e prapambetura ndaj kontraktorëve. “Kjo do të ndihmojë dhe do të jap likuiditet firmave por edhe për të shlyerjen e kredive ndaj bankave” tha ai.
I pyetur për procesin e privatizimit, shefi i FMN-së për Shqipërinë theksoi se nëse të ardhurat nga këto privatizime do të shërbejnë edhe për shlyerjen e borxhit atëherë kjo të krijonte edhe një farë stimuli për ekonominë.
Nga ana e tij, Ministri i financave Ridvan Bode ka deklaruar se rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë rreth 3 përqind, një rritje kjo jo në përputhje me objektivat e qeverisë. Sipas Bodes ky zvogëlim i rritjes së ekonomisë ka të bëjë me krizën në Eurozonë dhe konkretisht në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia.
"Ekonomia në Eurozonë po pëson një goditje të dytë si në Itali dhe Greqi të cilat kanë konfirmuar në 6 mujorin e dytë një rënie ekonimike prej 7 dhe 2 përqind dhe kjo ka dhënë ngadalësim edhe në rritjen ekonomike të vendit. Në fund të 6 mujorit kemi një rritje të brendshme modeste, dhe kemi rritje të eskporteve të cilat nuk janë optimale. Por ekonomia shqiptare ka vijuar të performoj pozitivisht pasi kemi arritur të mbajmë të njëjtin ritëm pozitiv përgjatë gjithë vitit” theksoi Bode.
Përsa i përket borxhit publik, kreu i financave theksoi se qeveria po bën të mundur ruajtjen e nivelit të tij në 60 përqind. "Edhe pas krizës që po ndodh në Eurozonë deficiti tregëtar është në parametra dhe sipas parashikimeve, duke ruajtur objektivat e borxhit publik në 60 përqind. Borxhi i vendi edhe pse është më i larti në rajon është më pak i rrezikshmi. Vëmendja e qeverisë do të jetë që të mbajë në të njëjtat parametra dhe të mosrritet deficiti buxhetor përmes huamarrjeve” shtoi Bode.
Bode ka theksuar se ekonomia shqiptare gjatë krizës globale ka bërë rritjen më të ulët të borxhit, 3-4%, kurse ekonomitë e rajonit e kanë dyfishuar borxhin publik. Ai ka marrë shembullin e ekonomisë serbe, që e coi borxhin në 56%, ndërkohë që tre vjet të shkuara ishte vetëm 30%.
“Borxhi do vijojë të ruajë kuotën 60%. Mes axhendes së privatizimeve është synuar të zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me prapambetje në likuidimin e detyrimeve të buxhetit për disa kontrata, ndërkohë që do të japin pakt në uljen e presionit në borxhin publik, zbutje të tij” tha Bode.