E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandumi i garanton TAP mbeshtetje politike

Sërish projekti i gazsjellësit TAP po tërheq vëmendjen e mediave të huaja. “Në Europë, beteja për tubacionet e gazit po vazhdon me ritme të larta”. Kështu e nis shkrimin e tij Alesandro Torello duke pasqyruar firmosjen e memorandimit mes Shqipërisë, Greqisë e Italisë në Nju Jork. Pas përjashtimit të dy prej 4 projekteve në garën për të sjelle gazin natyral të detit Kaspik në Europë, Italia, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen duke shfaqur edhe mbështetje politike për projektin e gazsjellësit transadriatik.
Fakti që marrëveshja u nënshkrua gjatë një takimi të tre ministrave të jashtëm të vendeve respective në Nju Jork, i jep projektit TAP më shumë rëndësi globale. Ja disa fjali nga kjo deklaratë:
“Ka përfunduar pas AP. të OKB në Nju Jork dhe në prani të përfaqësuesve nga qeveria amerikane, memorandimi i mirëkuptimit i cili garanton TAP mbështetjen e nevojshme politike për të vazhduar aktivittein e tij në Itali”.
Marrëveshja është me të vertetë e rëndësishme, shkruan Torello. TAP ka nevojë për mbështetje politike, që është esenciale për zhvillimin e çdo gazsjellësi. Në këtë mënyrë qeveritë do të shpenzojneë kohë dhe kapital politik që projekti të ecë përpara.
Pak muaj më parë, Italia dhe Greqia mbështetën një tjetër projekt gazsjellësi, interkonjeksion Turqi-Greqi-Itali apo ITGI, që u mbështet nga 2 kompanitë energjitike Edison SpA dhe DEPA.
Gjithsesi TAP ka kaluar një sërë pengesash para se të bëhej realitet. Mbështetja e qeverive do të bëhet më e prekshme, kur kompanitë e kontrolluara nga shteti të hyjnë në projektin TAP si aksionere.
Një tjetër sfidë ka përpara TAP, që është miratimi nga ana e opinionit publik në nivel lokal. Në Itali ka patur protesta nga komunitetet lokale kundër projekteve të mëdha infrastrukturore, të cilat shihen nga popullata si projekte me humbje parash dhe shkatërrim të natyrës.
TAP duhet te fitoje zemrat e njerez ne Pulja, rajon juglindiore I italise, shkruan Torello ne shkrimin e tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›