E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore i ofron Shqiperise nje pakete ndihme antikrize

Banka Boterore i ka ofruar Shqiperise nje pakete ndihme antikrize e cila mund te shkoje deri ne mbi 100 milione dollare ne forme kredie. Kete e beri te ditur sot Drejtoresha e Zyres  se Bankes Boterore ne Tirane Ksenya Lvovsky. Ne kryeqytetin shqiptar ndodhen disa eksperte te Bankes te cilet po negociojne me autoritetet mbi sektoret dhe drejtimet e mbeshtetjes financiare qe lidhen si me borxhin publik ashtu dhe me refoma ne sektorin financiar konkurueshmerine dhe instrumentat e rritjes ekonomike. Ekspertet e Bankes Boterore shprehen shqetesim per nivelin e larte te borxhit publik te vendit dhe thane se parashikimet e tyre per rritjen ekonomike te vendit jane per afer 2 perqind gjate ketij viti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›