Tirana i cileson ekstremiste thirrjet per bllokimin e pikave kufitare me Serbine

Ne Shqiperi Ministria e Jashtme i cilesoi si ekstremiste thirrjet per bllokimin e pikave kufitare me Serbine te shprehura publikisht ne Prishtine dhe Tirane nga Levizja Vetvendosje.
Ne nje deklarate te saj sot vleresohet se veprime te tilla si imitim i politikave ekstremiste serbe nuk kane asgje te perbashket me sakrificat dhe perpjekjet kontruktive mbareshqiptare per ndertimin e shtetit demokratik te Kosoves dhe te nje shoqerie multietnike te nje shteti qe nderton dhe zhvillon marredhenie te mira me fqinjet ne sherbim te paqes e stabilitetit ne Kosove e rajon. Sipas deklarates se ministrise se jashtme shqiptare Perdorimi i retorikes nacionaliste e pseudo-patriotike ne funksion te axhendave politike partiake nuk i sherben aspak objektivave madhore te shqiptareve per integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojne ne trojet e tyre ne Bashkimin Evropian dhe nuk ndihmojne ne njohjet e reja per shtetin e ri te Kosoves
Levizja Vetvendosja ka njoftuar se me date 14 janar do te bllokoje pikat kufitare te Merdares dhe Dheut te Bardhe ne shenje proteste per mosrespektimin nga ana e Serbise te parimit te reciprocitetit ne marredheniet tregtare. Drejtuesi I kesaj Levizje Albin Kurti beri thirrje dje ne Tirane qe edhe shqiptaret e Shqiperise tI bashkohen protestes se tyre e cila sic theksoi ai do te jete paqesore.