E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Konference kushtuar fuqizimit te strukturave te emergjencave civile

Ne Shkoder u zhvillua sot konferenca kushtuar fuqizimit te strukturave te emergjencave civile ne funksion te ndihmes ndaj komuniteteve te rrezikuara. 

Drejtori i Emergjencave Civile te Shqiperise Alfred  Olli tha per Zerin e Amerikes se ditet e fundit per shkak te reshjeve te debores dhe ngricave eshte verejtur nje situate problematike ne disa qarqe te vendit.

Zoti Olli tha se situatat emergjente te krijuara gjate dy viteve te fundit ne rajonin e Shkodres per shkak te permbytjeve masive deshmojne per  nevojen e fuqizimit te strukturave te emergjenceve civile gje qe sipas tij po realizohet ne bashkepunim me Banken Boterore. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›