Banka Botërore mbështet shtresat në nevojë
mënjanuara dhe të rrezikuara të popullsisë për tu përfaqësuar në proceset e zhvillimit. Projektet fituese do të synojnë në mundësimin e informacionit dhe lidhjeve të grupeve të rrezikuara të popullsisë me organizata/institucione të tjera, ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi nevojat e këtyre shtresave të mënjanuara, fuqizimin e komuniteteve nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së informacionit dhe monitorimit të shërbimeve publike gjithashtu është parashikuar krijimin, forcimin e rrjeteve të shoqërisë civile përmes shpërndarjes së informacionit, fushatave ndërgjegjësuese, debateve, forumeve, videove, dhe nxitjen e integrimit shoqëror të grupeve të përjashtuara dhe të rrezikuara. Shtatëdhjetë projekt-propozime u shqyrtuan me kujdes nga Komiteti i Jashtëm i Vlerësimit i përbërë nga përfaqësues të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë me programe të shoqërisë civile dhe nga Komiteti i Brendshëm i Vlerësimit, i përbërë nga stafi i Bankës Botërore, të cilët përzgjodhën 9 projekte fituese. Aksion Plus do të mbështet nga BB për përfshirjen e të rinjve në rrjetin kombëtar të shërbimeve të komunitetit për të dënuarit, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë
Ky projekt synon të përfshijë në mënyrë aktive të rinjtë e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës në Rrjetin Kombëtar të Shërbimeve të Komunitetit të krijuar nga disa organizata në Shqipëri. Ky rrjet mbështet aktivitete për promovimin e dënimeve alternative për të dënuar që vijnë nga grupet e mënjanuara dhe të rrezikuara. Një tjetër projekt është i qendra Fëmijët Sot, e cila do të merret me fuqizimin e të rinjve përmes pjesëmarrjes në qeverisjen lokale, Tiranë. Organizata synon të nxisë dhe fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në vendim marrjen lokale përmes krijimit të një Grupi Këshillimor të të Rinjve pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shuma totale për këtë program për këtë vit ishte 45.000 dollarë dhe shpërndarja gjeografike e projekteve mbulon të gjitha rajonet e vendit.