GM ktheu borxhin ndaj qeverive të SHBA-ve dhe Kanadasë
General Motors (GM) ktheu 8.1 miliardë dollarë prej huasë të cilën e mori nga qeverite e SHBA-ve dhe Kanadasë.
"Kjo është një shenjë se prodhuesi më i madh amerikan i automjeteve është në rrugë të mbarë të dalë nga kriza", njoftoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë. General Motors mori gjithsej 52 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria merikane dhe 9.5 miliardë dollarë nga qeveria e Kanadasë, meqë kompania automobilistike vitin e kaluar ishte para falimentimit. Borxhi është kthyer pesë vjet para afatit, gjë që tregon se kompania planifikon ta ulë pjesën e pronësisë shtetërore në General Motors, transmetojnë mediumet amerikane.