Raporti i SHBA-ve “nxin” qeverinë për pronat dhe sulmet ndaj Gjyqësorit
Në raport përmenden ndërhyrjet për hetimet e dosjes “Gërdeci”. Sistemi i pronës rezulton jashtë kontrollit, probleme edhe me mediat
Habjon Hasani
Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2008, me një ndryshim thelbësor nga raportet paraardhëse, ka pasqyruar një situatë të egër në Shqipëri sa i takon ndërhyrjeve të qeverisë në sistemin e Drejtësisë dhe për problemet e pronave. Por ky raport ka përmendur në mënyrë specifike ndërhyrjet në dosjen “Gërdeci” si dhe nismën qeveritare për ligjin e lustracionit. Ky raport vlerëson si një problem të madh dhe respektimin e të drejtave dhe aksesin e qytetarëve në informacionin zyrtar, duke theksuar më tej dhe disa probleme që Ekzekutivi ka patur me median në vitin 2008. Tipare jo të mira ka patur dhe problemi i trafikimit të qenieve njerëzore, por dhe i problemeve që lidhen me korrupsionin, të cilat theksohen në këtë raport duke dhënë një panoramë të një Shqipërie ku asgjë nuk funksionon ashtu siç duhet.
Gjyqësori
Raporti ka theksuar se më 22 dhjetor parlamenti miratoi ligjin e lustracionit, i cili pritet të lejojë shkarkimin nga postet publike të një game të gjerë të zyrtarëve, të cilët morën pjesë në "proceset politike" ndërsa shërbenin në nivelet më të larta në poste qeveritare nën regjimin komunist , duke përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët, dhe të gjithë oficerët e zbatimit të ligjit. “Është i paqartë formulimi i ligjit, i cili nuk përcakton qartësisht termin "proceset politike" . Vëzhguesit ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në dhe KE-në, kritikuan ashpër ligjin dhe shprehën shqetësimin se ligji do të lejojë qeverinë të ushtrojë kontroll të panevojshëm politik mbi Gjyqësorin”, - shkruhet në raport. Më tej, raprti thekson dhe faktin se Ekzekutivi pretendoi se “personat që janë subjekt i ligjit nuk mund të vendosin mbi kushtetutshmërinë e tij”, duke nënvizuar se një kusht i tillë vinte pikëpyetje mbi autoritetin dhe misionin e Gjykatës Kushtetuese.
Pronat
“Çështja e kthimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist mbeti një problem i prekshëm. Raporti i Avokatit të Popullit shqyrtoi një numër të përgjithshëm prej 223 ankesash në lidhje me vendimet e gjykatave për çështje të pronës. Autoritetet nuk e zbatojnë shumë zgjidhjen përfundimtare të rasteve pronësore për shkak të lidhjeve të forta shoqërore apo degëzimeve politike. Sipas drejtorit të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, vendi ka buxhetuar rreth një miliard lekë në vitet 2007-2008 (rreth 10,3 milionë $) për kompensimin e pronës. Shoqatat e ish-Pronarëve vlerësojnë që kostoja totale për të kompensuar pronarët në të gjithë vendin të jetë 342 miliardë lekë (rreth 3,5 miliardë $). Deri në fund të vitit, nuk ishin lëvruar fondet për këtë qëllim”, - shkruhet në raportin e DASH-it lidhur me çështjen e pronave.
“Gërdeci”
Raporti i DASH-it thekson se, “mediat raportuan në disa raste ndërhyrjen e grupeve pranë qeverisë në hetimin e dosjes ‘Gërdeci”. Duke qëndruar te mediat, ky institucion vlerëson se: “Kushtetuta dhe ligji sigurojnë për lirinë e fjalës dhe të shtypit, ndërsa qeveria në përgjithësi respekton këto të drejta, por ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kanë ushtruar indirekt presion mbi mediat. Ka pasur probleme serioze me përdorimin e medias për qëllime politike. Në disa raste gjatë vitit, zyrtarë të lartë nisën sulme serioze verbale kundër mediave, duke i akuzuar ato për lidhje me mafian dhe rrjete kriminale. Politizimi i medias mbeti shqetësim. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhduan të diktojnë lajmet që u shërbejnë politikave të tyre dhe interesave të tyre ekonomike dhe nganjëherë bllokuan histori që u zhvilluan në kundërshtim me interesat e tyre. Pati pak transparencë në financimin e medias”, - thekson ky raport.
Raporti: Policia dhe Prokuroria luajnë “kungulleshkash”
Raporti i DASH-it thekson se Policia, Prokuroria dhe gjykatat ia hedhin fajin njëra-tjetrës për dështimin e tyre në dënimin apo kapjen e personave me precedentë penalë. “Ashtu si në vitet e fundit, Policia, prokurorët dhe Gjyqësori vazhduan të fajësojnë njëri-tjetrin për dështimet që lejuan kriminelët për të shmangur burgimet e merituara. Në maj 2007, prokurori i Përgjithshëm, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe drejtori i SHISH-it nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi për të formuar Task-Forcën kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, për të përmirësuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimeve financiare”, - shkruhet në raport. Më tej raporti hedh dritë dhe mbi statistikat kontradiktore mbi fenomenin e gjakmarrjes. “Sipas Ministrisë së Brendshme, kanë qenë katër vrasje të lidhura me gjakmarrjen, nga një total prej 85 vrasjesh gjatë vitit 2008, duke pretenduar një rënie domethënëse në krahasim me vitet e mëparshme. Sipas Ministrisë së Brendshme, ky numër është më i ulëti në 18 vjet. Organizatat joqeveritare përmendin nivele më të larta të gjakmarrjes. Tradita e gjakmarrjes buron nga një kod nderi tradicional që është ndjekur në vetëm disa komunitete të izoluara”, - theksohet në raport. Në kuadër të zbatimit të ligjit, raporti thekson se ligji siguron ndëshkime penale për korrupsionin zyrtar. “Me gjithë disa arrestime të nivelit të lartë dhe lokal, korrupsioni mbeti një pengesë e madhe për reforma kuptimplote dhe një problem serioz. Më 13 dhjetor, Gjykata e Lartë emëroi një panel prej pesë gjyqtarësh për shqyrtimin e akuzës së 27 nëntorit ndaj ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, për parregullsi në projektin më të madh infrastrukturor, për ndërtimin e rrugës ‘Durrës-Kukës’. Parlamenti hoqi imunitetin e Bashës në dhjetor 2007. Më 16 qershor, Parlamenti hoqi imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili dha dorëheqjen në zyrën e tij më 17 mars në lidhje me hetimet në një shpërthim në një depo çmilitarizimi në Gërdec, që rezultoi me vdekjen e 26 personave”, - shkruhet në raport.
Trafikimi, këtë vit Shqipëria ndërroi “faqen”
Të dhënat e detajuara të raportit të DASH-it lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore kanë nota të theksuara pozitive në krahasim me raportin e një viti më parë. Raporti i DASH-it thekson përparimet dhe plotësimin rigoroz të mangësive që ishin vërejtur në raportin e një viti më parë. Kësaj here është vënë theksi mbi luftën e koordinuar dhe profesionale ndaj trafikut të qenieve njerëzore, ndërsa një vit më parë ky raport i jepte një shuplakë të fortë qeverisë për nivelin e degjenerimit të këtij krimi. “Shqipëria është një vend origjine i trafikut të qenieve njerëzore, por nuk konsiderohet më si vend transiti. Viktimat shqiptare trafikohen në Greqi, Itali, Maqedoni dhe Kosovë. Edhe fëmijët e mitur janë trafikuar në këto vende dhe përdoren për punë të zezë. Për t’u shënuar është rritja e trafikut të brendshëm të fëmijëve dhe femrave që përdoren për qëllime seksuale. Qeveria shqiptare nuk ka identifikuar ashtu siç duhet viktimat e trafikut gjatë vitit 2007. Ajo nuk ka treguar as gatishmëri për hetimin e zyrtarëve të implikuar. Rekomandimet tona janë që të hetojë e procedojë penalisht trafikantët e qenieve njerëzore si dhe zyrtarët e rendit që janë të implikuar në të. Këta persona duhet të dënohen me vendim gjykate. Kodi Penal shqiptar ka dënime shumë të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore dhe gjatë një viti janë proceduar për këtë vepër 49 raste. Nga këto janë dënuar vetëm shtatë. Gjatë periudhës së mbuluar, Policia ka vazhduar të jetë shumë pak e trajnuar në lidhje me trafikimin. Ajo nuk ka as mjetet e duhura për të bërë një gjë të tillë, ndërsa pengohet edhe nga korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta në Polici”, - shprehej raporti paraardhës, ndërsa tani, një vit më vonë, duket se Policia i ka kryer mirë detyrat e saj.
26 Shkurt 2009