E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore, tre kandidatë në garë për President

Tre kandidate garojnë mes tyre për t`u vënë në krye të Bankës Botërore. Bordi i bankës do të shqyrtojë kandidaturën e Xhim Jong Kimit të SHBA-së, Hose Antonio Okampos së Kolumbisë dhe Ngozi Okonjo-Ivealas së Nigerisë.

Bordi i bankës tha se që të tre kandidatët janë intervistuar dhe emri i fituesit, që do ta zëvendësojë Robert Zollikun, do të bëhet i ditur muajin e ardhshëm.

Tradicionalisht, president i Bankës Botërore është një amerikan, ndërkaq i Fondit Monetar Ndërkombëtar një europian.

Megjithatë, shumë shtete kanë akuzuar se kjo nuk është korrekte dhe dëshirojnë që postin ta mbajnë edhe kandidatët nga shtetet tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›