E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo është vjedhja e shekullit! Do të vazhdojë për 25 vjet!

Share

Nga Erion Braçe

Ministri i Ekonomisë Nasip Naço gënjen!

Ai dhe ministri i Financave janë përgjegjësit direkt për vjedhjet masive e përfitimet edhe më masive të koncesionarëve që zhvasin naftën shqiptare!

Ministri i Ekonomisë Nasip Naço ka pranuar dje, për herë të parë, që përfitimet e Shqipërisë nga nafta janë “zero lekë”!

Por Ministri për këtë fajëson opozitën! Kjo edhe pse prej 8 vitesh sektorin e menaxhon qeveria e Sali Berishës.

Rreth katër muaj më parë, kur unë dëshmoja në sy të Sali Berishës për zhvatjen e pasurive kombëtare nga një grusht klientësh të tij, për përfitimet zero për shqiptarët, Sali Berisha tentoi të më largonte nga foltorja e Kuvendit!

Mbylle gojën qe mesazhi!

Ministri i Ekonomisë dje ka shkuar edhe më tej: Ka shkarkuar përgjegjësinë e tij, të Sali Berishës mbi opozitën! Duke gënjyer!

Ja përse:

1. Sot në fuqi janë katër marrëveshje hidrokarbure. Për një vendburim, atë të Patos- Marinzës ka vendosur qeveria e Fatos Nanos! Sali Berisha e ka zgjeruar këtë marrëveshje dy vite më parë- pra e ka bërë edhe më të madhe! Për 6 vendburime të tjera, ndër më cilësoret që ka Shqipëria në naftë e gaz, me tri marrëveshje ka vendosur Sali Berisha dhe Sali Berisha e Ilir Meta!

2. Në këtë sektorë operohet me marrëveshje hidrokarbure, me licencë marrëveshje si dhe me plane zhvillimi 25 vjeçare! Planet e zhvillimit janë ato që u kanë dhënë kompanive mundësinë të operojnë në vendburime. Nëse marrëveshja hidrokarbure ka një periudhë vlerësimi pas së cilës mund të shkohet përpara por edhe mund të stopohet çdo gjë, Plani i Zhvillimit i ka dhënë mundësi kompanive të operojnë deri në 25 vjet!

Kam përpara një dokument më datë 04.09.2006, nr. prot 3365, drejtuar ministrit Ruli, me statusin “Konfidencial”. Në të përcaktohet se Albpetrol duhet ti dorëzojë kompanisë Saxon atëherë- Bankers tani, 120 puse çdo vit- sipas Planit të Zhvillimit të miratuar nga ministri Ruli. Po në të thuhet se në periudhën e vlerësimit kompanisë i janë kaluar vetëm 107 puse, nga mbi 1000 që i ka lëshuar Sali Berisha me Planin e Zhvillimit të miratuar nga ministria e tij.

3. Sot vetëm dy kompani operojnë me Plane Zhvillimi afatgjata, 25 vjeçare, Bankers Petroleum dhe Stream Oil.

4. Planin e Zhvillimit të Bankers Petroleum e ka miratuar Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, në mars të vitit 2006 duke i dhënë mundësinë kompanisë të operojë për 25 vjet në vendburimin Patos Marinës!

5. Plani i Zhvillimit të Stream Oil nuk është miratuar nga ndonjë institucion. Përkundrazi, oponenca akademike dhe AKBN e kanë rrëzuar! Ministri Prifti nuk e ka miratuar. Plani i zhvillimit për 5 vendburimet më të mira në naftë e gaz të Shqipërisë ka hyrë në fuqi “në heshtje”! Ky është skandali më i madhe për të cilin ka përgjegjësi penale!

Pra, përgjegjësia për lëshimin e vendburimeve të naftës e gazit tek kompanitë e huaja, për 25 vitet e ardhshme është e qartë tek Sali Berisha!

Për mospagimin e Tatim Fitimit nga këto kompani, përsëri Ministri i Ekonomisë e paska hedhur fajin tek opozita, edhe pse organet fiskale në periudhën më fitimprurëse për kompanitë i drejton dhe urdhëron qeveria e Sali Berishës.

Për këtë dua të sqaroj:

1. Fiskalizimi i sektorit të naftës e gazit është përcaktuar me Dekret Presidencial të Presidentit Sali Berisha në vitin 1994!

2. Në të thuhet se norma e Tatimit me Fitimin në këtë sektor është 50%.

3. Në nenin 2 të tij thuhet se për efekt të llogaritjes së Tatim Fitimit, kompanive ju zbriten investimet kapitale, shpenzimet operative dhe administrative etj. Nuk thuhet kërkund se çështë “etj”, por duket qartë që ka qenë një thes i hapur!

4. Po në këtë nen urdhërohet që detajet e shpenzimeve të zbritshme përcaktohen në Marrëveshje hidrokarbure dhe miratohen nga Ministri!

Pra përgjegjësia për “Thesin e Hapur” të shpenzimeve që zerojnë Tatim Fitimin është e Sali Berishës që ka urdhëruar këtë praktikë me Dekretin e tij Presidencial të vitit 1994!

Por përgjegjësia më e madhe është tani!

Pavarësisht së ç’ështe shkruar në Dekret, mashtrimi i madh është toleruar katër vitet e fundit.

Mashtrimi ka mbuluar supervjedhjen në naftë e me naftën.

Sipas raportimeve të ministrit të Ekonomisë, njëra prej kompanive ka deklaruar: 936 milionë dollarë shpenzime dhe vetëm 700 milion dollarë të ardhura!!!!!!!!

Nga 936 milionë dollarë shpenzime, 500 milionë dollarë qenkan investime kapitale dhe mbi 400 milionë dollarë shpenzime operative, administrative, paga dhe reklama!!!! Për vetëm 360 punëtorë!!!!!!!

E kuptoni? Ky është mashtrim! Mospagimi i tatimit për shkak të këtij mashtrimi është vjedhje!

Kompania ka fryrë në mënyrë të tmerrshme shpenzimet, në letër dhe ka ulur në mënyrë dramatike të ardhurat!

700 milionë dollarë të ardhura kompania i ka arkëtuar vetëm me shitjen e prodhimit për vitet 2010, 2011. madje për me pak muaj të këtyre dy viteve!

Kjo është vjedhja e shekullit! Do të vazhdojë për 25 vjet!

Deklarata e ministrit se nuk i kontrollon dot dëshmon për moskryerje të detyrës. Ky është krim! Ky duhet ndëshkuar!

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›