Programi bërthamor, Ban kritika ndaj Phenianit
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i kërkoi Koresë Veriore që të rishqyrtojë lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi. Komentet e Banit u bënë të shtunën gjatë një takimi me presidentin e Korëse Jugore, Li Mjung-bak në Seul.
Korea Veriore ka bërë publike planet për të lansuar raketën me rreze të gjatë veprimi, që do ta vinte satelitin në orbitën e Tokës, por SHBA dhe Koreja e Jugut firkësohen se qëllimi kryesor i lansimit është testimi eventual i raketës për bartjen e kokave nukleare.
Ban gjendet ne Seul për të marrë pjesë në Samitin për Sigurinë Bërthamore, që mbahet në javën e ardhshme.
Më shumë se 50 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në samitin që zhvillohet